Aksident i rëndë në Malishevë, katër persona të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Malishevë, katër persona të lënduar

    Insajderi
    29 January 2024 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rreth dy orë më parë në fshatin Dragobil të Malishevës.

    Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

    “Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për katër persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark