Aksident i rëndë në Obliq vdes një person, ka edhe të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksident i rëndë në Obliq vdes një person, ka edhe të lënduar

    Insajderi
    24 January 2022 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Palaj të Obiliqit.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci teksa ka shtuar se edhe katër persona kanë mbetur të lënduar.

    “Rreth orës 07:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti“, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark