Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një 36 vjeçar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një 36 vjeçar

    Insajderi
    03 December 2022 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si rezultat i një vetëaksidenti në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka vdekur një 35 vjeçar derisa një person tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.

    Viktima është A.Q i moshës 36 vjeçare dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

    I lënduari tjetër ndërkohë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    “Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë njoftuar nga policia e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark