Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatë për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.