Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën një 18 vjeçar, lëndohen tre të tjerë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën një 18 vjeçar, lëndohen tre të tjerë

    Insajderi
    04 February 2024 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dorian Belba, vetëm 18 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme, 4 shkurt, në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”.

    Adoleshenti po udhëtonte së bashku me tre të rinjt, kur makina e drejtuar nga Meglin Zeneli, 21 vjeç, ka dalë nga rruga.

    Siç shihet në pamjet nga vendi i ngjarjes, makina është shkatërruar plotësisht.

    Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe drejtuesi i mjetit, Zeneli si dhe dy të rinj të tjerë që ndodheshin në makinë, Gerald Verçani dhe Janikos Jorgo.

    Tre të lënduarit janë transportuar  për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

    Ky është aksidenti i dytë tragjik brenda pak orësh.

    Rreth orës 17:30 një tjetër aksident tragjik u shënua në fshatin Belorta, në Korçë.

    Dy automjete u përplasën kokë më kohë dhe  36 vjeçari Elvis Mizaku ndërro jetë rrugës për në spital. Ndërsa pesë persona të tjerë mbetën të lënduar dhe sipas informacioneve janë jashtë rrezikut për jetën.

    albeu.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark