Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Institutit në Tiranë.
Makina me drejtues E.B., ka aksidentuar për vdekje këmbësoren 25 vjeçare A.A..
25 vjeçarja ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
“Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, njofton policia.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, shkruan Ora News.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit