Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Vlorë-Fier mesditën e sotme.
Ngjarja ndodhi rreth orë 14:35 teksa mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete.
Gazeta Shqip mëson se bëhet fjalë për 4 të plagosur. Nga raportimet e para thuhet se aksidenti ndodhi pasi një prej mjeteve ka humbur kontrollin.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Në pamjet e siguruara nga “Shqip” duket trupi i shtrirë i një të riu anës rrugës, dhe mjetet e bëra copë. /Insajderi.org