
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti me veturë në Novosellë të Kamenicës mëngjesin e së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së hënës. Në raport njoftohet se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, një ngasës i veturës ka humbur kontrollin dhe ka goditur anësoret e rrugës, shkruan Insajderi.
Si pasojë, viktima pasagjer nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Lëndime ka pësuar edhe ngasësi i veturës, bën të ditur policia.
Ngasësi i veturës është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Novosellë, Kamenicë / 05.10.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit. Si pasojë viktima mashkull kosovar/pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi-i dyshuari. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/