Aksident me fatalitet në Llozicë të Malishevës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident me fatalitet në Llozicë të Malishevës

    Insajderi
    02 March 2025 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh, në Llozicë të Malishevës.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Malishevës, Sheremet Elezaj.

    Elezaj tha se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar.

    “Rreth orës 12:55 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Llazicë, Malishevë, në rrugën Prishtinë-Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark