Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën e Kamenicës mëngjesin e së hënës.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka bërë të ditur se përkundër ndihmës së ofruar në emergjencë, viktima e moshës 33-vjeçare vdiq si pasojë e plagëve të marra.
“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njesia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëher kanë dalë në vendë të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendres Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndrruar jetë”, ka bërë të ditur Hashani.
I njëjti ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamionetë, ku drejtuesi i saj dhe një pasagjer janë jashtë rrezikut për jetë.
Njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri tek aksidenti i rëndë. /Insajderi.org/