Një person, shtetas i Serbisë, ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një kamioni e veture me targa serbe ka ndodhur sonte në Rudarë përkatësisht rrugën Mitrovicë -Leposaviq.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.
“Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture”, ka thënë ai.