Një aksident me katër të lënduar ka ndodhur sot në rrugën në rrugën lidhëse të autostradës mes Veternikut dhe Bresjes.
Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë katër automjete
“Policia, rreth orës 17:00, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, pjesa Veternik-Bresje. Njësia policore njofton se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani, është raportuar për katër persona të lënduar, derisa lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca për trajtim të procedurave të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.