Një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është aksidentuar me traktorin të cilën ishte duke e drejtuar, kurse një tjetër është lënduar.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës në Lipjan, sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, shkruan Insajderi.
PK’ja ka bërë tutje të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, kurse viktima është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi traktorin të cilin ishte duke e drejtuar është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Insajderi.org/