Aksident mes 7 veturave në rrugën Fier-Vlorë, 8 të lënduar, mes tyre edhe një foshnje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes 7 veturave në rrugën Fier-Vlorë, 8 të lënduar, mes tyre edhe një foshnje

    Insajderi
    31 March 2025 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka dhënë detaje për aksidentin zinxhir të ndodhur sot në aksin Fier-Vlorë, ku u përfshinë 7 automjete.

    Policia njofton se orës 15:00, në bypass in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V, raporton Top Channel, transmeton Insajderi.

    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark