Sonte në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një autobus dhe tri vetura.
Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Konfirmimi i tij i plotë:
Me datën 26.01.2025, rreth orës 21:00, kemi pranuar një informatë për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri vetura, të gjitha me targa vendore.
Në vendngjarje menjëherë kanë dalë ekipet e policisë nga Njësia e Komunikacionit Rrugor, ndërsa hetuesit e aksidenteve kanë kryer ekzaminimin e plotë të vendit të ngjarjes.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në automjete, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Ata janë transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga ekipet e autoambulancës.
Për të gjitha veprimet e ndërmarra nga policia, është njoftuar prokurori i shtetit.
Më pas janë liruar të lënduarit.