Dy motorë janë aksidentuar në fshatin Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë.
Si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Sllatinë). Njësiti policor njofton se në aksident janë përfshirë dy motorë dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësiti policor është marrë me aksidentin duke e trajtuar atë”, tha ai.
/Insajderi.org/