Dy vetura janë aksidentuar në mes vete në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë pasditen e së martës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka njoftuar se nga aksidenti nuk ka ndonjë të lënduar.
“Rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura. Nga aksidenti nuk ka të lënduar”, është ka thënë Hoxha. /Insajderi.org/