Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë katër vetura dhe një autobus.
Si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë mbetur të lënduar konfirmoi për Insajderin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.