Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes katër veturave në Vitomeric të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 20:10, në Vitomeric ka ndodhur një aksident, ku kanë qenë të përfshirë katër vetura. Një person është lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet kompetente”, tha Gashi.