Aksident mes një taksi dhe autobusi të trafikut urban në Prishtinë, pesë të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Aksident mes një taksi dhe autobusi të trafikut urban në Prishtinë, pesë të lënduar

    Insajderi
    16 June 2023 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në Prishtinë, përkatësisht në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurri” dhe rrugën “Haxhi Zeka”.

    Në aksident janë përfshirë një taksi dhe autobusi i Trafikut Urban.

    Nga ky aksident kanë mbetur pesë persona të lënduar. Vetura e aksidentuar e taksit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq ka mbetur vetëm autobusi urban.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Në konfirmim bëhet e ditur se personat e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor.

    “Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën ‘Nazim Gafurri’ dhe rrugën ‘Haxhi Zeka në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture”.

    “Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark