Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe kamioni mëngjesin e sotëm në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Mitrovicë- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy përsona të cilët janë dërguar për tretman mjeksor. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.