×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, lëndohet motoçiklisti

    Insajderi
    17 June 2024 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident mes një veture dhe një motoçikleta ka ndodhur në Pejë, si pasojë e të cilit është lënduar motoçiklisti.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se i lënduari është dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

    “Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne afërsi të terminalit doganor në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal për Komunikacionin Rrugor DRP-Pejë”, thuhet tutje në konfirmim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark