Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, konfirmoi Ahmeti.