Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë të Jugut.
Si pasojë e aksidentit një person është lënduar.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Fexhrije Pllana, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.
Ajo ka thënë se i lënduar është njëri prej shoferëve dhe ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, i cili pas trajtimit është liruar.
Pllana ka shtuar se rasti është duke u trajtuar si aksident trafiku me lëndime.