Aksident midis pesë veturave në Klinë, nëntë të lënduar, mes tyre edhe dy fëmijë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident midis pesë veturave në Klinë, nëntë të lënduar, mes tyre edhe dy fëmijë

    Insajderi
    17 February 2025 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëntë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes pesë veturave në fshatin Rixhevë të Klinës.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.

    “Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) persona kanë pësuar lëndime trupore, ku dy (2) nga të lënduarit ishin fëmijë. Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor,” ka thënë tutje Rugova, njofton Klankosova.tv.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark