Një aksident trafiku mes një veture dhe minibusi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” në veri të Prizrenit.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Sipas tij rreth dhjetë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova” Prizren – Veri është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një minibusi me targa te huaja. Sipas informatave të para nga njësitet në vendngjarje dyshohet për disa persona të lënduar te cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka shtuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori përderisa njësitet kompetente policore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.