Një person ka vdekur pas një aksidenti dje në Autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas policisë vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të trafikut. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.