Aksident në Bresje të Fushë- Kosovës, lëndohen katër persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Bresje të Fushë- Kosovës, lëndohen katër persona

    Insajderi
    02 September 2025 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në orët e hershme në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident trafiku, i cili ka ndodhur rreth orës 05:00, kanë qenë të përfshira dy automjete dhe se të lënduar kanë mbetur katër persona. 

    Ndërkaq me rastin po merret trafiku rajonal.

    “Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Pejë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark