Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, si pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova duke shtuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 12:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Dollc-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë derguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka konfirmuar ai.