Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se në aksident u përfshin dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe dëme materiale… Policia e trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe kanë menaxhuar me aksidentin,” tha Bytyqi.
Më tutje ai tha se aksidenti ndodhi rreth orës 16:00.