Aksident në Ferizaj, katër persona të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Ferizaj, katër persona të lënduar

    Insajderi
    25 March 2025 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si shkak i një aksidenti të rëndë në rrugën Varosh-Gërlicë në zonën e Ferizajt pasditen e së martës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

    Veseli bëri të ditur të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e Ferizajt, derisa siç tha ai për shkak të gjendjes shëndetësore njëri prej të lënduarve është transportuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK..

    Bëri të ditur se në aksident ishin të përfshirë dy automjete me targa vendore.

    “Njësitë e trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, bëri të ditur Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark