Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave në Gjakovë.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Gjergj Sokoli”.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth ores 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime (sipas personelit mjekësor lëndime të lehta trupore”, tha Elezaj.