Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë te “Kodra e Becit” në fshatin Bec, ku si pasojë e tij, janë lënduar tre persona.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Gjurkaj tha se të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësor dhe pastaj janë liruar.
“Të lënduarve i është ofruar ndihma mjekësore në spitalin Rajonal – Gjakovë. Pas ekzaminimeve mjekësore të lënduarit janë liruar në rehabilitim shtëpiak” ka thënë Gjurkaj.
Zëdhënësi i policisë, tregoi edhe rrethanat se si ka ardhur deri të aksidenti.
“Deri të aksidenti ka ardhur kur i dyshimti derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin e tipit Ford duke qarkulluar nën ndikim të alkoolit (2.38 promilë), e ka goditur nga prapa veturën e tipit VW, e cila kishte qenë në lëvizje në të njëjtin drejtim.”
Gjurkaj bën të ditur se, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.