Aksident në Gllarevë të Klinës, lëndohen dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Gllarevë të Klinës, lëndohen dy persona

    Insajderi
    25 August 2025 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një kombi-bus me rimorkio dhe një veturë.

    Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark