![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:10 në fshati Zallq të komunës së Istogut, si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.
Rasti për Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se personat e lënduar janë dërguar në tretma mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.
“Sot rreth orës 7:10 minuta në fshatin Zallq, të komunës së Istogut, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman të mëtutjeshëm”, ka thënë Rugova. /Insajderi.com