Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Vllojakë të Klinës ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka treguar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy (2) vetura dhe si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.
Rugova tha më tej se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.