Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Klinë.
Lajmin për media e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, fillimisht në Qendrën Mjekësore Familjare është paraqitur një i lënduar duke kërkuar ndihmë mjekësore, ku i njëjti ka bërë të ditur se ka qenë i përfshirë në një aksident.
Në vendin e aksidentit kanë dal menjëhere policia, zjarrëfikësit dhe mjekët, ku është konstatuar vdekja e një personi të gjetur në veturë.
“Një i lënduar është paraqitur në QMF në Volljagë të Klinës mëngjesin e sotëm. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar, ku i njëjti ka konstatuar vdekjen e një personi të gjetur në veturë. I lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi”, tha Gashi.