Në fshatin Lebanë në magjistralen Prishtine-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta.
Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Insajderin se në këtë aksident është vet aksidentuar një veturë e tipit Peugot 307.
Sipas Hoxhës, shoferi i veturës dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për në qendrën emergjente në Prishtinë.
Për shkak të këtij aksidenti veturat që kanë lëvizur në drejtim të kësaj magjistrale është dashur të shfrytëzojnë rrugët alternative. /Insajderi.com