Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Llukarë të Prishtinës.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë, një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person (ngasësi i automjetit)”, deklaroi ajo.