Aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime, ka të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime, ka të lënduar

    Insajderi
    07 August 2022 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare.

    Aksidentin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli derisa shtoi se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

    “Në ora 22:13 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare është një aksident komunikacioni, e përfshirë vetëm një automjet. Një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha Veseli për Insajderin.

    Duhet përkujtuar që një numër i madh i aksidenteve janë raportuar gjatë orëve të fundit në Prishtinë, si dhe në qytetet e tjera të vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark