Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 18:20 në fshatin Shupkovc
Në aksident, sipas zëdhënësit i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas Zahitit, në këtë aksident ishin të përfshirë një kamionetë dhe një veturë.
Ai tha se personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:20, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Shupkovc, Si pasojë e aksidentit të shkaktuar ndërmjet një kamionete dhe një veture, lëndime kanë pësuar tetë ( persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.