Një person ka mbetur i lënduar lehtë si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Pejë-Prishtinë mbrëmjen e së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se ndihmë mjekësore kërkoi vetëm njëri nga ngasësit e dy veturave që u aksidentuan.
“Date 1 dhjetor 2024 rreth ores 20:15 ne Rr.Nacionale Peje-Prishtine’ konkretisht ne Sllatine eshte shkaktuar nje aksident trafiku me lendime trupore, ku te perfshira jane dy vetura me targa vendore. Ndihme mjeksore ka kerkuar vetem drejtuesi i njeres veture dhe sipas mjekut ne vendngjarje natyra e lendimeve eshte e lehtë”, tha Hoxha.
“Njesitet policore kane reaguar ne vendin e aksidentit dhe po zhvillojne hetime lidhur me shkakun e aksidentit”.
Hoxha ka thënë se Policia e Kosovës bën apel drejtuesve të automjeteve që “në këto kohë të ndryshimeve atmosferike ku kemi edhe reshje, e si rezultat distanca e dukshmërisë zvogëlohet, po ashtu gjatë orëve të mbramjes natën edhe në orët e hershme të mëngjesit krijohen ngrica të rrezikshme si pasojë e temperaturave të ulëta të jenë shumë të kujdesshëm, të repsektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet e rrugës, në mënyrë që të shmangin aksidentet q shpesh po rezultojnë me pasoja të rënda”. /Insajderi.org/