Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Njëri nga të lënduarit, për shkak të lëndimeve është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
“Rreth orës 17:20 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Grabanicë ka ndodhë një aksident, ku kanë qenë të involvuara tri vetura, tre persona janë të lënduar, dy janë dërguar në Qendër të Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman mjekësor”, tha Gashi