Aksident në Makovc - lëndohet një person - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Makovc – lëndohet një person

    Insajderi
    16 September 2025 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Makovc të Prishtinës.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti teksa shtoi se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

    “Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark