Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një treni dhe një veture në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se nga aksidenti kanë mbetur dy të lënduar.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona.”- ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor.