Aksident në mes të kamionit dhe dy veturave në autostradën "Ibrahim Rugova", tre të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në mes të kamionit dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

    Insajderi
    20 May 2025 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidentin ndërmjet një kamioni dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” përgjatë së martës.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se të lënduarit janë dërguar me autoambulancë për tretman mjekësor.

    “Rreth orës 09:20 në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me taraga vendore. Si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.

    Hoxha gjithashtu bëri të ditur se pas këtij aksidenti u bllokua përkohësisht autostrada Suharekë-Duhël.

    “Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht. Në vendin e ngjarës kanë dalur njësitë përkatëse policore te cilat edhe janë marrë me hetimet per shkaktaret e aksidentit. Rruga tani është liruar per qarkullim”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark