Aksident në Pogragjë të Klinës – lëndohen tre persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Pogragjë të Klinës – lëndohen tre persona

    Insajderi
    05 June 2025 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona kanë pësuar lëndime serioze pas një aksidenti mes dy veturave i cili ndodhi sot në fshatin Pogragjë të Klinës.

    Lajmi për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Me datë 05.06.2025, rreth orës 15:20, Stacioni Policor në Klinë është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Pogragjë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët dërguar për trajtim mjekësor emergjent”, tha ai.

    Ai shtoi se janë duke u ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark