Aksidenti, në të cilin u përfshinë dy makina, ndodhi të hënën rreth orës 19:00 në rrugën “George Bush” në qendër të Prishtinës.
Aksidenti nuk ka përfunduar me pasoja të mëdha. Asnjë njeri nuk ka pësuar lëndime, raporton Gazeta Online Insajderi.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.
Aksidenti i ndodhur në qendër të kryeqytetit ka pamundësuar lëvizjen e mjeteve të komunikacionit për disa minuta, duke shkaktuar kolonë të automjeteve në Prishtinë. /Insajderi.com