Një person ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor Milot-Rreshen.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti, ku një trailer drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën, shkruajnë mediat në Shqipëri.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.