Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen 3 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen 3 persona

    Insajderi
    19 March 2024 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Milloshevë.

    Kështu konfirmoi për Insajderin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti teksa shtoi se në aksident janë përfshirë katër automjete.

    “Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha ajo.

    “Njësiti i Trafikut Rajonal është duke u marrë me rastin”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark